Një studim i ri ka zbuluar se thuajse 40% e pacientëve të infektuar me koronavirus në Brazil kanë ndërruar jetë. Kjo vjen pasi varianti i ri i sëmundjes Covid-19 ka shqetësuar banorët dhe shkencëtarët, të cilët besojnë se mund të ketë qarkulluar që në muajin korrik.
Studimi, i cili është realizuar nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global, tregon se spitali dhe sistemet e kujdesit të shëndetit kanë kushte të dobëta ndërsa një numër i madh banorësh kanë nevojë për trajtim.
E gjitha kjo lidhet me shifrat e viktimave. Pacientët e shtruar në spital në veri dhe verilindje të shtetit kishin më shumë rrezik që të ndërronin jetë nga koronavirusi se ata që ndodheshin në pjesën jugore të Brazilit, tregoi studimi i publikuar të premten.
Ende mbetet mister nëse pacientët që ishin të infektuar me variantin e ri në rajonin e Amazonës ishin më pak të goditur sesa pjesa tjetër e të infektuarve. Ndërkohë, dihet që varianti i koronavirusit që doli për herë të parë nga Brazili është identifikuar në Britaninë e Madhe. Por një ekspert është skeptik dhe beson se nuk do të përhapet nëpër botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel