Shkaktoi zemërim për vaksinat e koronavirusit, “Pfizer” bën gati planin e ri: Shpërndarja do të vonohet vetëm një javë

16/01/2021 16:45

Kompania farmaceutike Pfizer ka marrë menjëherë masat për të vijuar shpërndarjen e dozave të vaksinave kundër koronavirusit në BE dhe ka prezantuar planin që tregon se do dërgesat e reduktuara do të zgjasin vetëm një javë.

Shumë shtete të BE shfaqën pakënaqësi me deklaratën e mëparshme të kompanisë se shpërndarja e vaksinave në Europë do të ishte e reduktuar për 3-4 javë për shkak të rritjes së kapaciteteve prodhuese. Një zëdhënës i Pfizer tha: “Pfizer dhe BioNTech kanë zhvilluar një plan për të rritur kapacitetet prodhuese në Europë dhe të dërgojmë sa më shumë doza.

Ne e kuptojmë që ndryshimi në dërgimin e dozave ka potencial të krijojë pasiguri. Megjithatë, ne mund të konfirmojmë se  të gjitha dozat e planifikuara më parë do të dorëzohen në Britaninë e Madhe ashtu siç ishte planifikuar. Ne do të kthehemi tek dërgesa e premtuar për Bashkimin Europian nga 25 Janari, ndërsa do të rrisim dozat duke nisur nga 15 Shkurti. Për të bërë këtë, disa ndryshime në proceset e prodhimit janë të domosdoshme”.

Kujtojmë se gjashtë kombe e quajtën situatën “të papranueshme” dhe paralajmëruan se po “ulte besueshmërinë e procesit të vaksinimit”. Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i kërkuan BE të ushtrojë presion mbi Pfizer-BioNTech.

Në një letër drejtuar komisionit Evropian gjashtë ministrat e Shëndetësisë i bënë thirrje Brukselit të sigurojë transparencë dhe stabilitet. Edhe në Itali, lajmi nuk u prit mirë pasi nga e hëna në vend supozohej se do të arrinin 29% më pak shishe vaksinash sesa përcaktohet në kontratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA