Industria e transportit në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se disa aeroporte mund të mbyllen përkohësisht për shkak të masave të rrepta kufizuese. Duke nisur nga dita e hënë, të gjithë personat që duan të hyjnë në Britani, janë të detyruar që të bëjnë testin negativ të Covid-19 dhe të vetëizolohen për 10 ditë.
Për këtë arsye, të gjitha udhëtimet nga Amerika e Jugut, Portugalia dhe Cape Verde janë ndaluar në përgjigje të emergjencës pas rasteve të reja me variantin e ri të koronavirusit.
Shefja ekzekutive e Shoqatës së Operatorëve të Aeroportit, Karen Dee tha: “Masat e reja tregojnë se jemi pranë një mbyllje të disa aeroporteve, të cilat janë të domosdoshme për prosperitetin tonë post-pandemik.
Aktualisht, aeroportet po qëndrojnë të hapura për të mbështetur shërbimet e tyre të rëndësishme si posta, mallrat, shërbimet e urgjencës dhe fluturimet ushtarake.”
Top Channel