India ‘përvesh mëngët’, nis programi më i madh i vaksinimit në botë

16/01/2021 17:40

Një sanitare në spital u bë e para indiane që mori një vaksinë anti Covid ndërsa vendi nisi fushatën më të madhe në botë të imunizimit.

Kryeministri Narendra Modi lancoi programin që synon të vaksinojë më shumë se 1.3 miliardë njerëz kundër Covidit. India ka regjistruar numrin e dytë më të lartë të infektimeve me koronavirus në botë, pas SHBA. Miliona doza të dy vaksinave të miratuara, Covishield dhe Covaxin, janë shpërndarë në të gjithë vendin në ditët e mëparshme.

Rreth 10 milionë punonjës të shëndetësisë do të vaksinohen në raundin e parë, ndjekur nga policët, ushtarët, stafet e bashkive dhe punonjësit e vijës së parë të frontit. Më pas në linjë janë personat mbi moshën 50 vjeç dhe ata nën 50 vjeç që kanë sëmundje të tjera serioze.

Qeveria planifikon të vaksinojë 300 milionë njerëz deri në fillim të gushtit. Rregullatori indian i ilaçeve i ka dhënë dritën jeshile dy vaksinave, covishield, emri indian për vaksinën e Oxfordit dhe AstraZenecës të prodhuar në Britani dhe Covaxin, të prodhuar nga kompania indiane Bharat Biotech. Por për këtë të fundit ka pasur shqetësime, pasi miratimi ka ardhur para përfundimit të testeve klinike të fazës së tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA