Në kushtet kur në botë numri i personave që vuajnë nga diabeti është gjithnjë në rritje, madje parashikohet që ky numër të arrijë në 642 milionë në vitin 2040, atëherë fokusi ndaj kësaj sëmundje nuk duhet parë i shkëputur nga komplikacionet që ajo mund të sjellë, nëse nuk mjekohet në kohë dhe ashtu siç duhet.

Diabeti dëmton përveç shumë organeve të tjera jetësore, edhe sytë. Po cilat janë dëmtimet që shkakton Diabeti në sy dhe çfarë është Retinopatia Diabetike?

Sa shpesh duhet një diabetik të kryejë kontrollin tek Okulisti dhe si diagnostikohet Retinopatia Diabetike?

Retinopatia Diabetike prek deri në 80% te pacientëve që vuajnë nga Diabeti prej 20 vitesh apo më shumë. Sa më gjatë vuan pacienti nga diabeti, aq më të larta janë shanset që ai të zhvillojë Retinopati Diabetike në sy.

Cilat janë alternativat e trajtimit të saj?
Gjithçka në Hipokrati
Sonte, ora 18:00!
Top Channel!

Top Channel