Një grua në Britaninë e Madhe ka humbur jetën disa ditë pasi rezultoi pozitive ndaj koronavirusit ndërsa kishte vetëm kollë. Bashkëshorti i saj ka rrëfyer se si gruaja e tij, Helen, 54 vjeçe, me të cilën gëzonte 3 fëmijë, nuk arriti ti mbijetonte sëmundjes.
Gruaja ndërroi jetë më 30 Dhjetor, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar në spital. Në një intervistë për ‘Wales’, Rob Hurley rrëfeu historinë e trishtë duke thënë: “Gjërat u përkeqësuan nga dita në ditë. Erdhi një moment kur e shoqëroja në tualet, kollitej dhe më pas i binte të fikët.
Kur e ktheva në dhomë, i thashë që duhet të merrnim një ambulancë. Ajo ishte e tmerruar vetëm nga ideja se duhet të shkonte në spital”.
Një ditë pasi u shtrua në spital, mjekët i thanë Rob se Helen kishte nevojë të futej në kujdes intensiv dhe vendosi të pranonte për të mbajtur gjallë partneren e tij. “I thashë Helen se do të bëjnë më të mirën për ty dhe ajo pranoi. I thamë njëri-tjetrit ‘të dua’ dhe këto ishin fjalët e fundit që folëm”, rrëfeu Rob i trishtuar.
Ai së bashku me tre fëmijët, Kyle, Carly dhe Caitlin falenderuan stafin mjekësor të kujdesit intensiv që qëndruan pranë Helen deri në momentin e fundit.
Top Channel