“Vrasësit ishin me origjinë shqiptare”, vëllezërit shqiptarë japin detaje për vrasjen në Greqi që i mori jetën babait

14/01/2021 09:30

Vëllezërit Mihal dhe Anxhelo Llangozi, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë në Neos Kosmos të Athinës, ku vdiq babai i tyre Edmond Llangozi kanë dhënë dëshminë e tyre në polici duke përshkruar me detaje autorët.

“Vrasësit ishin me origjinë shqiptare”, thanë vëllezërit, shkruajnë mediat greke. Një prej djemve rrëfeu me detaje skenën e vrasjes duke thënë se pas një përleshje, një prej tyre nxori armën dhe filloi të qëllonte në drejtim të familjes.

Për pasojë, një plumb qorr kapi edhe kamerieren e lokalit ku ndodhi vrasja. Nga 8 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes, vdiq në vend babai, i cili doli përpara djemve për ti mbrojtur. Në xhamin e kafenesë mbetën vrimat e lëna nga plumbat dhe njollat e gjakut të viktimës e të lënduarve.

Sipas dëshmive të bëra në polici, sherri ka nisur për një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar. Autoritetet kanë siguruar informacion të mjaftueshëm për të identifikuar 5 autorët që bashkëpunuan për vrasjen e babait dhe plagosjen e djemve. Pritet që detaje të rëndësishme të nxjerrin edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Top Channel