Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Open në Top Channel në intervistën e parë mediatike për këtë vit. Sa shanse ka për të fituar mandatin e tretë? Çështje e detit? Vaksina dhe pandemia? Negociator apo lajmës, cili ishte roli i tij në negociatat mes Greqisë dhe Turqisë.
Rama do të jetë përballë gazetares Eni Vasili dhe analistëve: Agron Gjekmarkaj, Robert Rakipllari dhe Shpëtim Nazarko.
Rama fillimisht tregoi se si ndihet pasi mori vaksinën. Ai tha se nuk ka asnjë problem pas vaksinimit dhe nuk e priste një interes kaq të madh.
Si ndjeheni pas vaksinimit?
“Nuk e prisja të gjithë këtë interes. Nuk është gjë e mirë, por jam mirë. Asnjë problem. Fare. Unë vazhdoj të mbaj maskën. E sigurt është se kushdo që mban maskën nuk është më në zinxhirin transmetues”- tha Rama në Open.
Top Channel