Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit si anëtare e partisë “Nisma Thurje” për zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë lajm e ka dhënë përmes një videoje në profilin e saj në Facebook, ku u bën thirrje të gjithë të rinjve t’i bashkohen nismës “Thurje”. Ajo thekson se të gjithë duhet të rebelohen ndaj klasës së vjetër të krijuar gjithë këto vite me tre partitë e mëdha dhe të vijë një risi në vend.

“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë. Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen. Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit. Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit. Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al. Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.  Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë. Eja bashkohemi! Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! Ju falënderoj nga zemra”, shkruan Hajdari.

Hajdari prezantoi nismë “Thurje” më 28 nëntor të vitit të kaluar, duke e konsideruar një fije shprese për të gjithë shqiptarët që duan të sjellin ndryshimin në vend. Në emisionin “Top Talk” Hajdari ka treguar financimin e partisë së sre, ku tha se nisma ka hapur platforma të shumta dhe qytetarë të thjeshtë nga brenda apo jashtë vendit kontribuojnë për të.

Rigerta Loku, gruaja e cila në vitin 2017 i  përloti të gjithë me fjalimin e saj në Kuvend vendosi t’i bashkohej Hajdarit për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA