Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Open në Top Channel në intervistën e parë mediatike për këtë vit.
Sa shanse ka për të fituar mandatin e tretë? Çështje e detit? Vaksina dhe pandemia? Negociator apo lajmës, cili ishte roli i tij në negociatat mes Greqisë dhe Turqisë? Rama do të përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të tjera Rama do të jetë përballë gazetares Eni Vasili dhe analistëve: Agron Gjekmarkaj, Robert Rakipllari dhe Shpëtim Nazarko.
Rama foli edhe për mungesën e transparencën për marrjen e vaksinës.
“Shteti i Bashkimit Europian na ka kërkuar që të jetë konfidencial dhe nuk mund ta them as këtu.Ne ishim përballë 2 zgjedhjeve. Ose të merrnim vaskinën pa transparencë kështu siç e morëm, ose të qëndronim pa vaksina”- tha Rama.
Top Channel