Kampi opozitar është vënë para një prove të fortë para zgjedhjeve elektorale.
Lulzim Bashës i duhet të përballet jo vetëm me presionin e republikanëve, të cilët nuk mjaftohen vetëm një vend të sigurtë në lista, por me pretendimet e PDIU-së së Shpetim Idrizit.
Shpetim Idrizi: Prej 11 vjetësh jemi parti e 4 parlamentare. Ne 3 palë zgjedhjet e fundit kemi pasur 12-13 mijë vota ne 7 qarqet sepse dihet qe forca jone eshte me 5 qarqe Elbasan, Tirane, Fier Vlore dhe Durres. Sigurisht primatin e ka PD por nuk eshte rasti i PDIU te futemi ne listat e PD.
Në mungesë të tymit te bardhë nga selia blu, Idrizi zbulon planin B.
“Une refuzoj ta quaj marrëveshje te gjese se gjalle nëse PDIU se duan dhe se vlerësojnë peshën specifike ne do hyjmë në zgjedhje dhe është për për tu pare nëse do hyjmë vetem apo koalicion tjeter”.
Lulzim Basha ka arritur të mbylle marrëveshje vetëm me 3 aleatë. Pas agrareve, një vend të sigurtë vetëm për kryetarin morën edhe LZHK dhe Partia Demokrastiane.
Shehi: Praktikisht e kemi mbyll ne baze te asaj qe ka qene marrëveshje qe 5 kryetaret e partive dolën nga Parlamenti duke djegur mandatet dhe do futen serish ne Parlament. Une do jem ne Tirane.
Ndoka: Do kandidoj ne qarkun Shkodrës ku kam kandidat ne gjithë historinë time politike. Nuk është luksi për të kërkuar përtej mundësive tona apo ato çfarë përfaqësojmë.
Opozita do shkojë e ndarë në dy lista në zgjedhje, një e drejtuar nga LSI dhe tjetra nga Partia Demokratike.
Ndoka: LSI me partitë e tjera edhe te së majtës te jete nje grupim dhe PD me aleatet tradicionale te jete grupim tjeter.
Shehi: Nuk shoh sakrilegj nese ne do kemi me LSI nje marrëveshje te madhe qe do vijoje dhe pas zgjedhjeve
Llogarite për zgjedhjet po i bën dhe një tjetër opozitë, ajo parlamentare. Rudina Hajdari zbuloi se do kandidojë ne Elbasan nen siglën e partisë Nisma Thurje.
Krahas opozitës tradicionale socialistët do kenë përballe edhe 4 parti te reja opozitar të krijuara para zgjedhjeve te 25 Prillit.
Top Channel