Kreu i PDIU-së: Ja “3 çelësat elektoralë” për fitoren e zgjedhjeve

14/01/2021 18:29

Shpëtim Idrizi shpjegon elementët, që sipas tij do ta bëjnë koalicionin opozitar të funksionojë.

Kryetari i Partisë Demokratike për Integrim dhe Unitet thotë se marrëveshja me opozitën është e rëndësishme por duhen pasur parasysh disa faktorë:

Nëse kjo marrëveshje niset nga një qëllim i përbashkët për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Nëse niset nga kushtet e mirëbesimit që duam të bëjmë një aleancë bashkë.

Nëse marrim parasysh peshën specifike të çdo partie në vite dhe në disa zgjedhje duke pasur idenë e numrave”, janë vlerësime të arsyeshme për ta bërë një marrëveshje që të funksionojë“, thotë Idrizi.

Sipas kreut të PDIU, ky koalicion duhej bërë më parë por disa arsye e justifikojnë vonesën. “Duhet ta kishim bërë koalicionin opozitar që në shtator.

Por ndryshimet e fundit kushtetuese të njëanshme sollën këtë ngërç dhe bën që opozita nga pikëpamja formale të jetë e vonuar”.

Ai thotë se ende nuk është e qartë nëse opozita do të garojë me dy lista apo me një, pra nuk duhet si do të pozicionohet Lëvizja Socialiste për Integrim. “Ne kemi pasur marrëdhënie vetëm me Partinë Demokratike, por me aq sa kam dëgjuar unë nuk është vendosur akoma. Duhet një studim shumë i qartë nëse është një koalicion i ndarë në dy lista. Nuk është vendosur akoma”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA