Ish- arbitri i njohur Lorenc Jemini dhe bashkëshortja e tij Sofia treguan historinë e tyre të dashurisë tek “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Të njohur 20 vite më parë, Lenci dhe Sofia janë prindër të dy vajazve dhe gëzojnë një marrëdhënie të shëndetshme.
Megjithatë, çifti nuk ngurroi të pranonte se shpesh ndodhin skena xhelozie nga ana e Sofisë, pasi Lenci është në praninë e vajzave të bukura për shkak të profesionit.
“Ajo ishte me dekolte të hapur dhe brryli im ishte pak ters. Unë e postova foton pa filtra si gjithnjë dhe kur shkoj në shtëpi më thotë goca e madhe “mos i fol mamit se …”. Sofi që ishte shtrirë dhe kur shkova atje bënte sikur flinte. E lashë atë natë, por ajo e vazhdoi nesër në mëngjes. “Po mirë- tha, ai brryli s’ mund të ishte pak më larg”, ishte kjo një nga situatat që Lenci ndau live.
Shkak ishte bërë një fotografi me një ish-Miss të pranishme te “Procesi Sportiv”, me të cilën Lenci pranoi se ka raporte miqësore.
Top Channel