Çuçi takon Sorecën: Ministria e Brendshme do të angazhohet në zgjedhjet e 25 prillit, BE aleat i pazëvendësueshëm

14/01/2021 15:38
Bledi Çuçi dhe Luigi Soreca

Ministri i brendshëm në takimin me ambasadorin e BE-së në Shqipëri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Europian.

“Prita sot në një takim Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Luigi Soreca. Diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në çështje të interesit të përbashkët që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën në kuadër të programit IPA III.

Biseduam gjithashtu për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces. Bashkimi Europian mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe anëtarësimin e plotë në union”, shkruan ministri i brendshë, Bledi Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA