Nëse jeni në dijeni të rregullit 8 gota ujë në ditë, me siguri që e dini edhe arsyen përse duhen konsumuar. Ekspertët janë fanatikë të kësaj sasie, madje ka nga ata që rekomandojnë edhe më shumë litra në vetëm një ditë.
Uji është më i rëndësishmi për mbarëvajtjen e të gjithë funksioneve të organizmit, pasi mbi 60% e trupit të njeriut përbëhet nga kjo subsancë. I pazëvëndësueshëm e jetik, uji po rekomandohet gjithë e më shumë nga mjekët dhe dietologët si një nga mënyrat më të mira për të humbur në peshë. E megjithatë 8, 10 apo 12 gota ujë në ditë mund të duken si një sasi shumë e madhe për tu konsumuar.
Ushqimet e duhura
Nuk do t’ju duhet aspak të rrini me një gotë uji në dorë gjatë gjithë ditës. Mjafton të zgjidhni ditën e duhur dhe e gjitha sasia e nevojshme e ujit do të përshkojë trupin tuaj. Në morinë e qindrave ushqimeve të pasura me ujë apo lëngjeve të frutave, ekspertët këshillpojnë të filloni me diçka tjetër.
Supa do të kthehet në aleaten tuaj më të mirë. Studime të shumta kanë treguar se një pjatë supë në fillimin e çdo vakti, ju ndihmon me furnizimin e trupit me ujë dhe me mbajtjen e peshës së duhur. Një pjatë supë para vakteve ndihmon në rënien në peshë me 50% sipas ekspertëve.
Cili është sekreti i supës?
Kundrejt ushqimeve të tjera të pasura po ashtu me ujë, supa rekomandohet më shumë. Kjo sepse zierja e disa perimeve se bashku në ujë për të formuar supën me perime e ndihmon shumë stomakun. Uji që përmban supa e ndihmon stomakun të ndihet më i plotë për një kohë më të gjatë duke ngadalësuar procesin e tretjes.
Në ndryshim nga lëngjet e frutave ku fibrat humbasin gjatë shtydhjes, tek supa ndodh e kundërta. Ky ushqim është i pasur me fibra të cilat përveçse ju ngopin, ndihmojnë edhe në mbajtjen e muskujve në formë. Gjithnjë kini parasysh të bëni kombinime sa më të shëndetëshme të supës../AgroWeb
Top Channel