Votimi dhe numërimi elektronik, partitë politike nuk gjejnë konsensus për qarqet ku do zbatohet projekti pilot

13/01/2021 20:09

Përfaqësuesit e partive politike nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i takon qarqeve ku do të zbatohet projekti pilot për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në takimin konsultativ me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve pasditen e sotme palët nuk kane lëvizur nga pozicionet e tyre.

Opozita jo-parlamentare ka këmbëngulur që projekti pilot të shtrihet ne qarqet Korçë dhe Fier, ndërkohë Partia Socialiste kërkoi që pilotimi te zbatohet në mënyrë të pjesshme vetëm në një zonë zgjedhore ku të dëshirojë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ose në një KZAZ të vetme, me argumentin se nuk ka kohë të mjaftueshme për realizimin e procesit pasi zgjedhjet janë shumë afër.

Në mungese të një dakortësie, palët ranë dakord për një takim të dytë brenda javës në kërkim të konsensusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA