KLSH heton “Salillarin”/ Inspektorët po kontrollojnë rrugën e shembur në Borsh

13/01/2021 12:44

Pas ngritjes së grupit të kontrollit urgjent nga ana e KLSH për rrëshqitjen e rrugës, në rrugën nacionale Llogara-Borsh, ditën e sotme kanë mbërritur audituesit e këtij institucioni.

Audituesit kanë parë në terren dëmet e shkaktuara si pasojë e rrëshqitjeve së rrugës, duke kryer dhe raportin përkatës. Aktualisht rruga kalohet me shumë vështirësi, ndërsa pjesa ku ka rrëshqitur është mbuluar me qëllim që ujërat e shirave mos të vijojnë të depërtojnë te pjesa e dëmtuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit po shikon me imtësi të gjithë procedurën që prej anës dokumentare për mirëmbajtjen e rrugës dhe deri te ndërhyrjet fizike që janë kryer apo nuk janë kryer në të.

Dy inxhinierët auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë pjesë e grupit që po kryen dhe verifikimin e dokumentacioneve për këtë projekt. Rruga e shembur i përket zonës D, në rajonin jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania “Elicatechnical Commerce Societa” dhe kompania “Salillari sh.p.k”.

Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen ka qenë 128 milion euro në total, nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA