Presidenti i kompanisë “Neranxi”, Nikollaq Neranxi është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel se është gjobitur me 10 milionë lekë gjatë pandemisë, një kohë e vështirë për të gjithë bizneset.
Ai ka kërkuar një përgjigje nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj se përse kishte ndodhur në një gjendje të jashtëzakoshme. Denaj është përgjigjur se qeveria dha një ndihmë në atë kohë për të gjithë bizneset në vend, që të mos shkonin në falimentim dhe se ai duhej të paguante.
Ndërsa Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj theksoi se ai ka paguar TVSH-në dhe detyrimet jashtë afateve ligjore dhe si pasojë do të gjobitej sipas rregullave.
Debati mes tyre:
Neranxi: Jam gjobitur me 10 milionë lekë gjobë, si mund të bëja xhiro kur nuk kisha fitime.
Denaj: 19 miliardë i mungojnë buxhetit së shtetit për shkak të shtyrjes, 1 e treta e këtij viti.
Neranxi: Nuk më intereson fare.
Neranxi: Biznesi i ka paguar detyrimet dhe ju i keni vënë gjobë, mund të ma shojegioni?
Ibrahimaj: Hajde bëjmë analizën kategoritë që përfituan dhe ata që nuk përfituan. Për atë aktivitet duhej që të paguanin detyrimet tatimore. Qeveria nxori që të mos paguanin qiranë e detyrimeve tatimore. Rastin e zotit Neranxi do të shkoj në zyrë dhe do ta shqyrtoj. Kemi qenë 12 orë në ditë duke punuar ndryshe nga cdo administratë në vend për t’u shërbyer qytetarëve. Nëse s’keni paguar tvsh shteti nuk ka çfarë të bëjë.
Neranxi: Kam marrë 10 milionë lekë gjobë drejtoreshë.
Ibrahimaj: Nëse pagesat nuk janë bërë në mënyrën e duhur dhe me vonesë ka ndodhur, por unë rastin do të shkoj ta shikoj në zyrë.
Neranxi: Po flas në emër të bizneseve jo në emrin tim.
Ibrahimaj: Keni paguar TVSH dhe detyrimet jashtë afateve ligjore.
Neranxi: Pandemia të detyron, nuk mund ta parandalosh.
Guxholli: Ky po dëshmon që nuk ka qenë e mjaftuar sepse kemi pasur pagën më të vogël në Evropë.
Top Channel