Trump, i tërbuar me Ivankën/ Donte të shkonte në betimin e Biden-it!

12/01/2021 22:20

Në mediat e huaja qarkullon lajmin se Ivanka Trump ka dashur të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden në 20 janar me qëllimin që të shpëtonte karrierën e vet politike.

Por i zemëruar i ati, sipas këtyre raporteve, i tha se ky do të ishte “vendimi më i keq që mund të merrte ndonjëherë. Thuhet se e bija e Donald Trumpit ka dashur të kalojë me “sportivitet” këtë moment, nga frika se tanimë rrezikohen ambicjet e saj të ardhshme, thanë burime nga Shtëpia e Bardhë për Daily Mail.

Por vetë presidenti republikan, që do ta bojkotojë ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit demokrat është egërsuar me të marrë vesh planet e saj. sipas të njëjtave burime, Trump ia ka bërë të qartë të bijës se do të ishte “një fyerje nëse ajo do të donte të merrej me njerëzit që kërkuan ta rrëzonin, dhe se në një moment të tillë, familja duhet të jetë e bashkuar”.

Presidenti më herët  nuk mori përgjegjësi lidhur me rolin e tij në nxitjen e protestave të dhunshme në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara javën e kaluar. Duke folur me gazetarët përpara se të udhëtonte në Teksas Trump tha se fjalët e tij para mbështetësve javën e kaluar ishin “plotësisht të përshtatshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA