Telefonatat që vinin nga kampet e luftës janë gjithashtu të rëndësishme për të kuptuar se kush ishin shqiptarët e përfshirë në konflikt dhe cilat ishin arsyet që i shtynë ata të shkonin atje.

Hetimi ka zbuluar se shumica e tyre ishin të rinj, të pashkolluar dhe me njohje të cekëta në Islam. Ata ishin ndjekës besnikë të imamit Genci Balla dhe besonin se pjesmarrja në këtë luftë u jepte një vend nderi në botën e përtejme.

“Ka një diskutim se pse këta qyteraë morën pjesë por unë e vendosa në një kontekst më të gjerë ku persona që kanë probleme ekonomike të përqafojnë këto rryma por në themel të kësaj qëndron bindja që këtë njerëz janë duke kryer një veprim të duhur” u shpreh Arjan Dyrmishi, Ekspert i Sigurisë Fetare.

Përgjimet telefonike krijojnë gjithashtu një ide mbi atë çka ndodhte në frontin e luftës, si ishin të organizuar luftëtarët shqiptarë. Në vazhdimësi, njerëzit më të besuar të Genci Ballës dhe Bujar Hysës kërkonin ushtarë të rinj dhe të fortë për t’i përdorur në luftime. Ndërkohë që ata kërkonin edhe armatime.

Bujar Hysa ka komunikuar me një person që ndodhej në Siri në dy janar të 2014. Personi që ndodhje në Siri u shpreh se nuk kishte mundur të gjente armë. Këtë problem të tij ai e përcolli gjatë komunikimit në formë të koduar, duke përdorur fjalën “lopatë”.

Personi në Siri- Unë tashi desha të të kërkoj një gjë. Unë faktikisht kam bërë në plan me ble një lopatë, po nuk më dalin paret.

Bujari- Akoma se ke lopatën tënde me?

Personi në Siri- unë kam lopatën e këtyre të parëve

Bujari- A nuk e ke lopatën e atij vëllait Ebu Enesit ti? Mirë do shoh unë a kupton?

Emisioni i plotë:

Top Channel