Genci Balla, imami i vetëshpallur. Ai ka lindur më 1997 në Librazhd, i martuar dhe me arsim të lartë. Ky person u akuzua dhe dënua për veprën penale të rekrutimit të personve për qëllime terrorise.

Gert Pashja ishte një tjetër rekrutues i ISIS. I lindur në Peqin në vitin 1984, ai kishte mbaruar arsimine lartë dhe është i martuar dhe me dy fëmijë.

Bujar Hysa i lindur në fshatin Bastar në Tiranë në vitin 1971. Me arsim të lartë dhe i martuar me katër fëmijë. Ai jetonte në Fushë-Mëzezë ku kryente dhe aktivitetin e tij.

Edmond Balla i datëlindjes 1998, i lindur dhe banues në Elbasan. Edhe ky person është me arsim të lartë dhe në gjendjen civile figuron beqar.
Verdi Morava i lindur në Tiranë në 1966. Ai ishte banues në rrugë Hoxha Tasim në kryeqytet dhe ushtronte funksionin e mjekut popullor.
Orion Reçi ka lindur në 1977 në fshatin Zodjan, Peshkopi dhe ishte banues në Tiranë. Ai ka mabaruar arsimine mesëm, ndërkohë që është i martuar dhe me tre fëmijë.

Fadil Muslimani ka lindur në 1961 në fshatin Cërrujë të Elbasanit. Ai banonte në po këtë qytet në një shtëpi private. Është me arsim të lartë, i martuar dhe me pesë fëmijë.

Zeqir Imeri ka lindur në Krumë të Hasit në 1980. Aktualisht banonte në Yrshek. Ai ka mabruar arsimin e mesëm dhe është i martuar.
Astrit Tola i datëlindjes 1972 ishte banues në Mëzezë. Ai rezulton I martuar në gjendjen civile.

Emisioni i plotë:

Top Channel