Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, ushtronin aktivitet fetar të palegalizuar. Ata kanë indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar mëpas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste.

“Po si mund të jesh pjesë e komunitetit mysliman kur ai i shkel të drejtat e statusit të atyre që janë brenda. Zgjedhjet që bëhen në komunitetin mysliman janë më keq se zgjedhjet që bëhen në partitë politike” u shpreh Bujar Hysa, I dënuar për rekrutime.

Të akuzuarit për rekrutim të “ushtarëve” të Kalifatit kishin role të ndara në aktivitetin e tyre përgjatë viteve 2012-2014. Genci Balla dhe Bujar Hysa akuzohen se përmes propagandës fetare, frymëzuan mbi 150 shqiptarë, ndjekës të rrymës tekfiriste dhe salafiste të islamit për t’u përfshirë në këtë konflikt.

“Problemi u evidentua me largimin dhe pjesëmarrjen në luftën në Siri të një numër i caktuar qyterësh rreth 150. Në shqipëri në dekadat e fundit kryesisht me lejimin e rrymave të ndryshme politike por edhe me lirinë e fesë dhe të shprehjes. U bënë pjesë e peisazhit të kësaj lirie, rryma dhe idera nga më të ndryshmet përfshi edhe ato që quhen rryma radikale ekstreme” u shpreh Arjan Dyrmishi, Ekspert i Sigurisë Kombëtare.

Emisioni i plotë:

Top Channel