Ishte viti 2012 kur shteti islamik i njohur si ISIS bëri thirrje për tu bashkuar me të persona nga e gjithë bota.

Kësaj thirrje ju përgjigjën edhe shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në rrugë të ndryshme, ata hynë në Siri dhe u bënë pjesë e Kalifatit Islamik. Këta persona udhëtuan në vitet 2012-2014, ku shumë prej tyre mbetën të vrarë.

Vëllai Hasanit- Desha të pyesja për informacion për Hasanin e shkretë

Bujari – Nuk kemi informacion, unë skam fol me djalin e tij,një informacion kështu ka qarkulluar por jo nga familja e tij, a kupton?

Vëllai hasanit – Po mirë o vëlla ne duam të dimë trupi I tij a do kthehet?

Bujari – Nuk bëhet fjalë që të vish nga vend i bekuar këtu te neve, kupton? Shami është vend i bekuar, kupton?..edhe nuk kthehet trupi…

Vëllai Hasanit – Po deshe vetëm një amanet, të më lidhësh me djalin, me Erionin të më ashtu një numër…Ai iku more po kam merakun e familjes , kam merakun e atij.

Bujari – Ai iku po ne muslimoanët kemi një ndarje përfundimtare, kjo është një ndarje kalimtare…prandaj duhet të besojmë dhe tu kthehemi parimeve dhe besimit që na ka pru herë pas here edhe Hasani …Unë nuk kam numër të Erionit por do të dërgoj të një shokut të Erionit.

Kjo është një nga shumë telefonata e përgjuara nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Kjo bisedë është zhvilluar mes imamit Bujar Hysa dhe vëllait të njërit prej të vrarëve në Siri. Vëllai i viktimës Hasan Korvafaj është interesuar që prehja e trupit të të ndjerit të bëhej në Shqipëri.

Por nga biseda kuptohet se imami mundohet ta bindë se toka ku është krijuar Shteti Islamik është e shenjtë. Kështu as trupi i të vrarëve nuk mund të tërhiqet për tu varrosur në Shqipëri.

Emisioni i plotë:

Top Channel