Avioni indonezian që u rrëzua në det të shtunën, kishte kaluar inspektimin periodik muajin e kaluar.
SJ182, që kishte qëndruar në tokë nga marsi në dhjetor vitin e kaluar, rifilloi fluturimet më 22 dhjetor.
Të dhënat paraprake tregojnë se avioni ishte në gjendje pune para se rrëzohej. Avioni kishte 62 persona në bord kur ra në detin Java. Shkak i aksidentit është ende i panjohur. Të hënën, policia e Indonezisë identifikoi viktimën e parë, Okky Bisma, një 29 vjeçar, pjesë e stafit të avionit.
Ministria indoneziane e transportit tha se Boeing 737 kishte qëndruar në tokë gjatë pandemisë dhe kishte kaluar me sukses një inspektim më 14 dhjetor.
Ai bëri fluturimin e parë të tij në dhjetor, pa pasagjerë dhe më pas rifilloi fluturimet e rregullta. Zyrtarët ndërkohë kanë bërë të ditur se disku i turbinës së avionit, me një helikë të dëmtuar, ishte gjetur, duke përjashtuar mundësinë që avioni ka shpërthyer në ajër.
Ekipet e kërkimit thonë se kanë lokalizuar venndndodhjen e kutive të zeza të avionit dhe se po punojnë për ti marrë ato.
Top Channel