Komisioni Evropian informoi Parlamentin Evropian se dorëzimi më i madh i vaksinave kundërCOVID-19 në Bashkimin Evropian pritet gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Komisioni njoftoi gjithashtu se platforma e BE do të fillojë të punojë javën tjetër, mbi të cilën vendet anëtare do të raportojnë dy herë në javë mbi numrin e vaksinave të marra dhe të përdorura.
Gjatë debatit të sotëm me negociatoren kryesore të BE-së për prokurimin e vaksinave, Sandra Galina, Komiteti i Parlamentit Evropian për Mjedisin dhe Shëndetin Publik vuri në dukje nevojën për “më shumë qartësi dhe transparencë” në lidhje me kontratat e vaksinave, si dhe procesin e vendimmarrjes në nivelin e BE.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me pretendimet e marrëveshjeve shtesë kombëtare ose bilaterale që vendet anëtare të BE-së përfundojnë me kompanitë farmaceutike, pavarësisht nga detyrimi për të blerë vaksina për të gjithë BE përmes marrëveshjeve të përbashkëta të negociuara dhe nënshkruara nga KE, Galina u përgjigj se ajo nuk ishte e njohur me marrëveshje të tilla.
Ajo shtoi se përmes marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, BE ka përparësi në shpërndarjen e vaksinave, të cilat më pas do të shpërndahen në mënyrë proporcionale në vendet anëtare.
Top Channel