Rikthimi i Athinës dhe Ankarasë në bisedime, pas disa vitesh ndërprerje, do të ndodhë në janar e madje në Tiranë.
Bisedimet greko turke për tensionin në Mesdheun Lindor mund të organizohen në Tiranë. Kryeministri Rama i ka bërë ftesë palës greke dhe turke dhe ndërmjetësoi për këtë takim. Ministri turk Cavusoglu tha se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias.
Ndërkohë Ministria e jashtme reagon duke thënë se nuk ka ende ftesë por janë të gatshëm që të ulen në tryezë pa bërë asnjë koment tjetër për vendin e mbajtjes së tryezës
Ka qenë vetë ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i bëri Greqisë një ofertë zyrtare për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre në Mesdhe.
Cavusoglu tha se kur qeveria Tsipras erdhi në pushtet në 2016, nuk donte të vazhdonte bisedimet. Pas zhvillimeve në Mesdheun Lindor, bisedimet u rikthyen në axhendë. “Në një bisedë në telefon, gjatë periudhës së izolimit, ne thamë se jemi gati për bisedime paraprake. Greqia tha se ajo mund të fillonte negociatat rreth 11 janarit. Ndaj sot, ne ftojmë Greqinë që ta zhvillojmë takimin e parë në janar“, tha ai.
Pyetja:
Nga një deklaratë e dalë në mediat greke në ditët që lamë pas thuhet se Dendias pretendon se Turqia nuk ka marrë pjesë në turin e parë të mbledhjes hulumtuese në 2016 dhe se axhenda e kësaj mbledhje është gati dhe nuk do shtohet teme tjetër. Si i vlerësoni këto deklarata edhe sa do e ndikojnë ato ecurinë e këtyre bisedimeve?
Çavuşoglu: Unë këtë lajm se kam parë edhe e dëgjova nga ju. Nëse i nderuari Dendias kërkon të thotë se “Turqia e ditëve të sotme, është më e fortë se Turqia e vitit 2016 dhe i mbron më fortë të drejtat e saj”, e presim me kënaqësi një deklaratë të tillë; mirëpo, kërkoj të them që turi i parë i mbledhjes hulumtuese në 2016 nuk u bë. Mbledhja e fundit, ka qenë mbledhja e 60. Këto mbledhje kanë nisur në vitin 2000 me ardhjen e AKP në pushtet, pas krizës së Kardak. Janë bërë afërsisht më tepër se 5000 faqe bisedime. Me ardhjen në pushtet të Tsipras në 2016, ai nuk deshi t’i vazhdonte këto mbledhje. Vlerësimi i tij.
Gjatë vitit të fundit, sidomos pas zhvillimeve në Mesdheun Lindor, ka ardhur në rend të ditës mbajtja e këtyre bisedimeve.
Ne si Turqi kemi thënë që jemi gati t’i nisim këto bisedime pa parakushte. Me pas Greqia bëri marrëveshje me Egjiptin. Më vonë ne bëmë propozim të hapur që jemi gati për këto bisedime. Me pas gjatë karantinës, pasi Dendias pati kontakt por nuk u sëmurë me kovid, gjatë telefonatës për t’i uruar të shkuara i thashë se jemi gati, Dendias tha qe nuk do t’i nisin këto bisedime, për sa kohe anija shpuese turke Oruç Reis vazhdon punimet, nuk do i nisim këto bisedime.
Sot mund të them që Oruç Reis i ka përfunduar veprimtaritë në atë zonë edhe ka nisur punën në ne zonë tjetër e cila do zgjasë rreth 6 muaj.
Pra Greqia s’ka më preteks.
Axhenda e këtyre bisedimeve është e ditur. Ca është folur ne 60 takimet e mëparshme, ato do fliten. Edhe Gjermania ka bërë thirrje te mbahen këto bisedime.
Greqia pas 11 janarit tha se është gati t’i nis këto bisedime.
Në vijim Kryeministri i Shqipërisë, i nderuari Edi Rama, nisi iniciativën që të na mblidhte në Tiranë mua edhe Dendias. Po për të njëjtat arsye, Dendias tha që në ato ditë nuk merrte dot pjesë, kur e telefonova për t’i thënë te shkuara. Sot është 11 janar, edhe dua t’i beje një ftesë të hapur si Turqi Greqisë, që brenda janarit t’i nisim bisedimet.
Ne si vend pritës, së bashku me delegacionet, do të caktojmë datën. Ne jemi gati dhe jemi një shtet qe i beson vetes. Dhe pas këtij takimi të nivelit teknik, me ftese te Edi Ramës, duke shkuar përsëri në Tiranë, jam gati të takohem aty me Dendias. Kjo është një ftesë e hapur.
Shpresoj që bisedimet të nisin brenda Janarit edhe te takohemi me pas me Dendias ne Tiranë.”
Ishte përfolur në fakt edhe më herët që kryeministri Edi Rama, pas ndalesave të përsëritura nga Ankaraja në Athinë, po luante rolin e ndërmjetësit mes dy vendeve, por nuk pati asnjëherë një konfirmim zyrtar. Ministri i Jashtëm turk e konfirmoi këtë. Ankaraja dhe Athina, të dyja anëtare të NATO-s, nuk janë në një mendje për sa i takon shtrirjes së Shelfit të tyre kontinental në Mesdhe dhe çështje të tjera detare.
Të dyja vendet kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur Ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga Greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke. Duke folur përkrah homologut të tij turko-qipriot, Tahsin Erugruloglu, në Ankara, Cavusoglu tha se Greqia kishte lënë të kuptohej më herët se do të rikthehej në bisedime më 11 janar, por nuk ishte ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.
Ai shtoi se Athina nuk kishte asnjë justifikim tani për të mos u kthyer në bisedime.
Top Channel