Pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Turqisë se ai është i gatshëm të takojë homologun e tij Grek Nikos Dendias kudo ai e dëshiron, madje edhe në Tiranë gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar mbas pak ditësh, ka reaguar edhe ministria e jashtme Greke.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë e çeljes së një raundi bisedimesh në nivel teknik ose politik mes dy vendeve,zëdhënësi i kësaj ministrie deklaroi se ende Athina nuk ka një ftesë nga pala turke për nisje të ciklit të 61-të të takimeve në nivel teknik mes dy vendeve,një proçedurë e cila i takon Turqisë që ta thërrasë,pasi për herë të fundit palët janë takuar në Athinë.

“Përsa na përket, pala greke është e gatshme të ulet në tryezën e bisedimeve për të diskutuar çështjet mes dy vendeve,në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit”,përfundon deklarata e min të jashtme greke.

Ndonëse zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke nuk komentoi direkt deklaratën në fjalë të Chavushoglou, burime nga kjo ministri i thanë top chanel, se Athina po e shikon shumë pozitivisht këtë zhvillim,që ka edhe vulën e palës shqiptare,k u siç ka publikuar më parë top channel për të sjellë të dy vendet me pranë,ka qenë iniciativa e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/01/11/turqia-fton-greqine-per-bisedime-ne-tirane-cavusoglu-do-jem-ne-tirane-gati-te-takohem-me-dendias-rol-te-rendesishem-pati-kryeministri-shqiptar-edi-rama/

Top Channel