Gjimnasti rus Matvei Petrov, kampion europe nën ngjyrat kuqezi, ndodhet në Tiranë për një projekt për ngritjen e niveli të gjimnastikës në vendin tonë, sëbashku me trajnerin e tij Alon Hasa. Në një rrëfim për Top Channel Petrov tregon gjithçka duhet për të rritur këtë sport thuajse inegzistent në Shqipëri.
Matvei Petrov: Si fillim këtu duhet të kemi një palestër e më pas të fillojmë me trajnimin. Gjithçka arrihet me punë. Këtu mund të jenë disa palestra por duhen rikonstruktuar. Kjo është e detyrueshme.
Alon Hasa: Salla është e mjaftueshme si në Berat edhe këtu është e mjaftueshme, por veglat, apo gropat e sfungjerit duhem pasi nuk mund të bësh gjimnastikë të nivelit të lartë pa këto gjëra. Unë besoj që me pak investim ne mund të bëjmë shumë muzikë.
Sa e vështirë është që të arrijmë edhe ne në një përfaqësim ndërkombëtar me sportist nga Shqipëria?
Matvei Petrov: Aktualisht niveli i gjimnastikës në të gjithë botën dhe në Europë është shumë i lartë. Nëse e krahason gjimnastikën e sotme me atë të 20 apo 30 viteve më parë është krejtësisht ndryshe tashmë. Si rrjedhojë që të arrish të fitosh tituj të rëndësishëm si europian apo botëror është shumë e vështirë. Unë kam 26 vite që merrem me gjimnastikë nga 31 vjec që jam. gjithashtu prej 5 vitesh jam trajner dhe besoj ne dim se si të stërvitim dhe të krijojmë gjimnast. Ne në prag kemi arritur të bëjmë sportist nga asgjëja praktikisht.
Alon Hasa ka qenë sportisti i fundit që përfaqësonte gjimnastikën shqiptare në aktivitetet ndërkombëtare deri thuajse 10 vite parë, po sot si është gjendja e gjimnastikës në vend?
Alon Hasa: Pa gjimnastikë por me dy federata, synimi jonë është që t’i bashkojmë në një të ardhme sepse duam të bëjmë gjimnastikë.
Tashmë synimi mbetet Olimpiada, a do të ketë mundësi Matvei Petrov të jetë në Tokio 2021?
Alon Hasa: Po kemi mundësi pasi kur fituam kampionatin europian, kemi mundësi të marrim një ftesë nga federata ndërkombëtare e gjimnastikës.
Matvei Petrov: Është ëndrra ime që kur isha 5 vjec, apo që kur fillova të bëj gjimnastikë që të marr pjesë në një olimpiadë. Sa i përket medaljes ndoshta nuk do të jetë shumë e lehtë por do të bëjmë më të mirën tonë.
Top Channel