Lëvizja Socialistë për Integrim i kërkoi SPAK të marrë si të pandehur kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 8 zyrtarë socialist.
Mes emrave të kallëzuar penalisht figuron edhe deputeti Bujar Çela, për të cilin LSI ka depozituar edhe një ankesë në KQZ. Akuza është e njëjtë, shpërdorim detyre dhe përdorim i burime shtetërore për qëllime elektorale. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nuk humbi kohë dhe pas denoncimit të bërë zhvilloi një seancë publike me kreun e Kadastrës Lushnje Arben Qalliu, për arsyen se si lejet e legalizmit e dala nga zyra e tij përfunduan në dorën e deputetit.
Shpërndarja e lejeve te legalizimit është një ndër aktivitetet e ndaluara nga KQZ, për të cilat parashikohen edhe penalitete ne vlerë monetare. Para dhënies se vendimit final, Kryekomisioneri i Zgjedhjeve mori kohë për të vlerësuar provat. Për të njëjtën akuze edhe PD ka kallëzuar në SPAK,Kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe 15 ministra e deputet socialist.
Top Channel