Presidenti Donald Trump vazhdoi të postonte në Twitter duke përdorur llogarinë në pronësi të qeverisë @POTUS, pavarësisht se profile I tij @realDonaldTrump u pezullua përgjithmonë nga Twitter.
“Siç e kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter e ka kaluar masën me ndalimin e lirisë së fjalës dhe tani, punonjësit e Twitter janë koordinuar me Demokratët dhe të Majtën Radikale për heqjen e llogarisë time nga platforma e tyre ne mënyrë që të më bëjnë të hesht,” shkroi Trump në një seri mesazhesh, të cilat nuk janë më të dukshme në rrjetin social.
Presidenti në largim I Shteteve të Bashkuara u shpreh se administrate e tij ka “negocjuar prej kohësh me site- të tjera dhe do të bëjë shumë shpejt një njoftim të rëndësishëm.
Ai shtoi se ekipi I tij po shikon mundësinë që të krijojnë platformën e tyre në një të ardhme të afërt. Twitter vendosi tia bllokonte pergjithmonë llogarinë Trumpit me argumentin se postimet e tij shkelin shkelin politikat e Twitter-it kundër “lartësimit të politikave të dhunshme” dhe se dy nga postimet e presidentit kishin “shumë të ngjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Kapitol. Twitter thotë se e mori vendimin “bazuar në një numër faktorësh,” përfshirë “planet për protesta të armatosura në të ardhmen që kanë filluar të shfaqen” në këtë platformë.
Top Channel