“Toka po rrotullohet më shpejt”/ Shkencëtarët raportojnë fenomenin

10/01/2021 16:19

Edhe vetë planeti, thotë USA Today, kërkonte që ta linte sa më shpejt pas 2020-ën; sipas të përditshmes së njohur amerikane, Toka është rrotulluar më shpejt rreth boshtit të saj.

Duke cituar Live Science, gazeta thotë se 28 ditët më të shpejta të Tokës që janë regjistruar ndonjëherë që prej viteve 1960, ndodhën të gjitha gjatë vitit 2020. Zakonisht, planeti ynë është një ruajtës i shkëlqyer i kohës. Mesatarisht, në raport më Diellin, ai rrotullohet një herë në 86.400 sekonda, që është e barabartë me 24 orë. Megjithatë nuk është perfekte, dhe kohëzgjatja mund të luhahet me milisekonda.

Rrotullimi i Tokës mund të ndryshojë pak për shkak të lëvizjes së bërthamës së saj, por kjo ka gjasa të ndodhë çuditërisht, edhe për shkak të motit dhe efektit të oqeaneve.

“Ndryshimet në atmosferë, sidomos presioni atmosferik nëpër botë, dhe lëvizjet e erërave që mund të lidhen me evente të tilla klimatike si El Niño janë mjaftueshëm të fuqishme për ta bërë efektin e tyre te ndihet dhe ne rrotullimin e Tokës”, pohonte në 2003-shin shkencëtari David A. Salstein.

Për shkak të një paqëndrueshmërie në lëvizjen e Tokës, ekspertët në vitet 1950 krijuan një orë atomike për ta regjistruar saktë kohën. Por ndërsa rrotullimi i Tokës mund të ndryshojë, kjo orë vazhdonte me ritmin e vet dhe treguesit e saj lëvizën, ndaj në përpjekjet për matje sa me te sakta, bëhet një ndërhyrje të paktën çdo 10 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA