Reshjet e shiut në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë intensive duke krijuar problematika të shumta në të gjithë zonën.

Kjo është rruga që lidh autostradën me disa fshatra të Zadrimës, nje rrugë e cila është bllokuar si pasojë e ujit në të. Me mijëra hektarë toke bujqësore në të gjithë qarkun vijojnë që të jenë të mbuluara nga uji. Më problematike mbetet situata në zonën e Zadrimës , Torovicës, Spitenit dhe Gjormit në Kurbin.

Rrëshqitja e dherave dhe gërryerjet e lumenjve është një situatë, që po krijon shumë problematika. Lagia e spitalit paraqet një rrezik të madh nga rrëshqitja e dherave, ku rrezikohen 6 banesa atje. Edhe në Fan të Mirditës po ashtu është dashur evakuuimi i disa familjeve.

Në Kalivaç të Lezhës, banorët janë bllokuar, pasi nga prurjet e shumta lumi mori me vete urën. E njëjta situatë dhe në lumin e Drojes, ku banorët e fshatit Shpërdhet u bllokuan, pasi prurjet e shumta të lumit gërryen rrugën e fshatit për më shumë se 100 metra duke izoluar banorët.

Deri më tani, në qarkun e Lezhës janë evakuuar 36 familje për prezencë uji në banesa, por edhe për rrëshqitjen e tokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA