“Si është e mundur që rezultoj pozitiv kur nuk e kam bërë kurrë tamponin?”
Në Itali, kjo është një pyetje me të cilin janë përballur disa mjekë familjeje. Në fakt problemi sipas Corriere della Sera-s, është parë në dhjetëra raste, duke marrë përmasa shqetësuese.
Zyrtarët vendas thonë se kur raporti i një infeksioni të dyshuar vjen nga mjekët e familjes, kërkesa gjurmohet dhe lidhet me rezultatin e tamponit.
Nëse, nga ana tjetër, pacienti shkon në një laborator privat në mënyrë të pavarur ose ndjek kanale të tjera nga ato të përhershmet dhe nuk siguron të gjitha të dhënat personale në mënyrë korrekte, mund të ketë probleme. Italia vendosi së fundi pesë rajonë të mëdha në shenjën “portokalli” , me ashpërsimin e mëtejshëm të masave që synojnë frenimin e pandemisë.
Që nga 10 janari, Kalabria, Emilia Romanja, Lombardia, Sicilia dhe Veneto do të kenë kufizime të tjera. Raportet e reja nga Instituti Italian I Shëndetësisë tregojnë se koeficienti I infeksionit është rritur në më shumë se 1 për të parën herë në 6 javë.
Top Channel