Ulet niveli i lumenjve Shkumbin e Devoll, ‘shfryhen’ edhe përrenjtë që rrezikuan të dilnin nga shtrati

09/01/2021 09:15

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në gjithë qarkun Elbasan, herë me intesitet të lehtë e herë me intensitet mesatar.

Akset rrugore nacionale dhe akset e tjera rurale janë të gjitha funksionale dhe qarkullimi nuk është ndërprerë asnjë moment. Janë pastruar në vazhdimësi inertet që bien herë pas here në akset Elbasan-Qaf Thanë dhe Gramsh-Molle Grabove.

Në Pishkash janë prezent makineri dhe punonjës dhe punohet ne vijimësi për heqjen e masave të dheut qe bien herë pas here.

Gjithashtu në qarkun Elbasan nuk ka banesa apo ndërtesa të cilat të jenë të përmbytura as sipërfaqe toke të përmbytura. Niveli i ujerave të Lumenjve Shkumbin e Devoll është larg pikës së rrezikut. Perroi i Zaranikes bashkia Elbasan dhe përrenjtë e tjerë malore kanë prurje më të vogla . Nuk rezultojnë probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Kanalet e kullimit të fushave funksionojnë normalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA