“Kështu ndodh në histori”/Papa Françesku thotë se ishte ‘i shtangur’ nga sulmi ndaj Kongresit amerikan

09/01/2021 20:59

Papa Françesku tha sot për mediat italiane se ishte “i shtangur” nga sulmi i turmës ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan Capitol, prej traditës së deritanishme demokratike të SHBA.

Në intervistën e tij me rrjetin Mediaset që do të transmetohet nesër, kryeprifti tha se “edhe në realitetin më të maturuar ka gjithmonë diçka që nuk shkon që i bën njerëzit të marrin rrugën kundër komunitetit, kundër demokracisë dhe kundër të mirës së përbashkët.”

Në një përshkrim të shkurtër të dhënë nga faqja e internetit të Mediaset, Françesku citohej të kishte thënë: “Falë Zotit kjo shpërtheu haptazi, në mënyrë që të shihej, dhe të mund të riparohet”.

“Kjo lëvizje duhet dënuar, pavarësisht nejrëzve të përfshirë”, shtoi Papa mbi trazirat e të mërkurën në Capitol Hill, në Uashington.

Pesë njerëz, duke përfshirë dhe një oficer policie, u vranë në protestat e dhunshme të mbështetësve të presidentit Doland Trump, që pretendonin se rezultati i zgjedhjeve ishte manipuluar në dëm të tij.

“Dhuna është gjithmonë kështu, ajo jo?” pyeti kryeprifti. “Asnjë popullatë nuk mund të mburret se nuk ka asnjë ditë me raste dhune. Kështu ndodh në histori, por ne duhet të kuptojmë çfarë ka ndodhur, që të mos përsëritet … sepse ata që nuk janë të integruar në shoqëri herët e vonë do të kenë këto shpërthime dhune.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA