23 të arrestuarit për hashash në Skrapar/ Nis seanca për konfirmimin e masave të sigurisë në Gjykatën e Posaçme
09/01/2021 10:26
Gjykata e Posaçme ka nisur seancën për masat e sigurisë, ndaj 23 të arrestuarve për hashashin e kapur në Skrapar.
Këtë çështje mësohet se do ta gjykojë, gjyqtarja Irena Gjoka, ndërsa prokuror i Spak në çështje është Altin Dumani.
Seanca për konfirmimin e masave të sigurisë po mbahet me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.
SPAK këmbëngul që 23 të arrestuarit në dy aksione policore të nisura në qershor dhe shtator 2020 janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që ka kultivuar kanabis në 23 raste në fshatrat e Skraparit.
Lajmi në përditësim…
Lexo edhe: Operacioni antihashash/ Në Skrapar, Spak përfundon hetimet 7 mujore për grupin “Lekli” me 22 anëtarë
Top Channel