Turqi/ 194 të vdekur dhe 11.749 raste të reja me COVID-19

08/01/2021 21:18

Turqia raportoi 11.749 infeksione të tjera me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.291 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti tejkaloi 2,3 milionë me shifrat e fundit, treguan të dhënat. Ndërkaq, 9.894 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,18 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 22.450, me 186 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 184.193 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 25,8 milionë. Të dhënat e fundit thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike u ul në 3.094.

“Numri i pacientëve në gjendje kritike po zvogëlohet nga dita në ditë. Ka një rritje të kufizuar në numrin e rasteve aktive”, u shpreh në Twitter ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.

Më herët, Koca njoftoi se u regjistrua një rënie prej 40 për qind në rastet e reja në Stamboll dhe në Izmir, si dhe një ulje prej afërsisht 60 për qind në Ankara dhe në Bursa.

Pas takimit me autoritetet e shëndetit publik të katër qyteteve më të mëdha të Turqisë, Koca shtoi se ata kishin diskutuar përgatitjet e vazhdueshme për të filluar fushatën e vaksinimit në Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA