Trajleri përplas për vdekje punonjësen 25 vjeçare të Portit të Durrësit, arrestohet drejtuesi i mjetit

08/01/2021 08:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Portin e Durrësit, ku një punonjëse ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është përplasur nga një trajler i tonazhit të rëndë.

Mësohet se viktima është A. H., 25 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetin tip “Man”, trajler është arrestuar nga policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës, 15:30.

Njoftimi

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Autoriteti Portual Durrës në reagimin e djeshëm për ngjarjen tragjike shprehej: Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm!

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA