Analisti Artur Zheji thotë se takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u bë qëllimisht para zgjedhjeve në Shqipëri.
Sipas Zhejit, Erdogani bëri fushatë elektorale të hapur pro Ramës. “Madje, edhe në premtimin që Erdogan i bëri Ramës për spitalin e Fierit i tha mos ki merak se do e kesh para zgjedhjeve”.
Analisti e sheh të papranueshme ndërhyrjen e një kreu shteti të huaj në punët e brendshme të vendit. “Është ndërhyrje në punët e brendshme por në favor të Ramës. Kryeministri shqiptar e procesoi në heshtje dhe i tha shqiptarëve që do të fitojmë një spital”.
Zheji shton se deklarata e kryeministrit turk ishte e hapur dhe mjaft e qartë. “U deklarua hapur, me faull”.
Top Channel