Rruga nacionale që lidh Sarandën me Vlorën është bërë pothuajse e pakalueshme në dalje të Borshit.

Pamjet që shikoni janë të rrugës e sapo restauruar. Ajo është shembur e gjitha si të ishte goditur nga ndonjë tërmet i fuqishëm. Në fakt ka patur vetëm disa reshje shiu që zbuluan cilësinë skandaloze të punimeve që ka kryer aty kompania “Salillari”.

Rruga është çare ne mes për shkak se muret mbajtëse të saj janë zhvendosur. Kjo kompani më një janar të vitit 2017 kishte firmosur kontratën 5 vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e akseve nacionale në jug të vendit. “Salillari” u shpall fitues i tenderit duke ofruar rreth 13.7 milionë euro me TVSH për shërbimin.

Kontrata, të cilën Top Channel e disponon të plotë, është pjesë e programit që qeveria shqiptare ka me Bankën Botërore për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore në vend. Por, edhe pse ka kaluar më shumë se tre vite nga përfitimi i këtij tenderi, situata në terren është mjaft problematike.

Rrugët s’kanë sinjalizime, vijëzime dhe në disa raste janë lënë të degradojnë dhe më pas janë dashur fonde shtesë për të riparuar dëmet e shkaktuara në rrugët. Ja çfarë ndodhi në aksin Levan Tepelenë, kur nga shembja e këtij masivi gurësh, e gjithë superstrada u bë e pakalueshme dhe u deshën fonde të tjera për ta risjellë në gjendje pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA