Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku ka postuar dhe një foto, ndërsa thotë se do të takojë homologun grek. Avioni qeveritar me emrin Albania dhe ngjyrat kuq e zi u shfaqën sot në aeroportin e Athinës. Edhe vetë Rama duket se është kujdesur të tregojë ngjyrat kuq e zi edhe në pallton e tij.
Në një njoftim të shkurtër në twitter Rama thotë se do dikutohet për: mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë.
Rama në twitter
Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë🇦🇱🤝🇬🇷
Ndërkohë që dje gazetari i Top Channel, Artur Bibe, duke folur në emisionin “Open”, tha se nga një burim shumë i besueshëm në kryeministrinë greke ka mësuar ekskluzivisht se kryeministri Edi Rama po kryen rolin e ndërmjetësit mes Turqisë dhe Greqisë.
Sipas të njëjtit burim kryeministri Edi Rama do të sjellë në Athinë një mesazh nga Turqia, ndërsa do të jetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis ai i cili do të vendos pasi të marr mesazhin nëse Rama do të bëjë rolin e negociatorit mes dy vendeve apo thjesht një lajmës.
Artur Bibe: Ka qenë një pritje madhështore sipas mediave greke vizitën e Ramës në Stamboll. Ata shkruajnë se rrallë herë e ka bërë Erdogan këtë. Ka dhënë edhe mesazhet e saj. Është roli që Rama ka marrë i ftuar apo kërkuar për të pasur këtë rol,. Roli i ndërmjetësit në një marrëveshje të mundshme midis Greiqsë dhe Turqisë. Nga një burim në Kryeministrinë greke. Ka vërtetësi. Zoti Rama ka pasur një vizitë pozitive në Ankara dhe vjen në Athinë me një mesazh. Ne do ta quajmë lajmës.”
Top Channel