26/11 13:51
Një udhëheqës politik palestinez i burgosur për 18 vitet e fundit u la i lirë mbrëmë nga një burg izraelit.
Hassan Fatafta, udhëheqësi i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, u arrestua në vitin 2003 për akuza se po planifikonte vrasje të izraelitëve.
Ai u lirua nga burgu Ofer në Ramallahun perëndimor në Bregun Perëndimor të okupuar.
Duke folur për AA pas lirimit të tij, ai tha se të burgosurit e mbajtur nga Izraeli mbeten të përkushtuar për çështjen palestineze.
“Palestinezët duhet të ruajnë frymën e luftës së tyre për të arritur qëllimet për të cilat këta të burgosur luftuan dhe për të cilët janë burgosur”, tha Fatafta.
Top Channel