Kreu i vaksinimit të stafit spitalor në Cosenza ne jug te Italise, Lucio Marrocco, ka vrarë veten mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij, në të cilën jetonte me familjen.
Ngjarja ishte shokuese për qytetin e vogël të rajonit të Kalabrisë dhe për spitalin ku punonte, ku mjeku drejtonte shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit për kolegët e stafit mjekësor.
Marrocco, i martuar me një kolege mjeke, ishte 56 vjeç dhe drejtonte njësinë operative për vaksinimet e stafit mjekësor në spitalet e Cosenza e Rogliano. Mediat lokale shkruanin se ai prej disa kohësh vuante nga depresioni, që ishte përkeqësuar se fundmi nga pandemia.
Ende nuk është dhënë një motiv zyrtar për motivin e aktit ekstrem.
Top Channel