Dosjet që ndezën rrjetin, si publikimi i dokumenteve të Epstein shtoi teoritë e konspiracionit 24/02 11:37
Franca ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Moderna.
Në një deklaratë nga Institucioni i Lartë Shëndetësor i Francës theksohet se vaksina në fjalë është miratuar për përdorim, se vaksina është efektive kundër COVID-19 dhe se ajo mund të aplikohet tek personat 18 vjeç e lart.
Vaksina kundër COVID-19 e zhvilluar nga Moderna është vaksina e dytë që lejohet në vend për përdorim. Franca më parë ka miratuar vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer/BioNTech.
Top Channel