“Varrosje për së gjalli”/ Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk po shprehem dot, më duhet kohë të gëlltis…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.
“Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI). Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE”, shkroi Xhaçka në Twitter.
Very good meeting with Amb. @LSorecaEU. Constructive exchange of views on #EU integration process and initiation of SEI. Grateful for ?? assistance to MEFA and ?? institutions and Soreca’s personal contribution and goodwill?. pic.twitter.com/8iBGOzaPb1
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) January 8, 2021
Po sot ministrja, Xhaçka do të ketë një takim virtual me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Top Channel