‘Braktiset’ Shpella e Pëllumbasit nga turistët, shkak rruga e shkatërruar

08/01/2021 21:21

Rreth 25 kilometra nga kryeqyteti në të majtë të luginës së Erzenit, gjendet Shpella e Pëllumbasit, një ndër pikat  turistike më të frekuentuara nga vendasit e të huajt.

E njohur ndryshe edhe si Shpella e Zezë, ajo është një nga gjashtë shpellat më të vjetra në Evropë. Flitet se është e 10 mijë vjetëve më parë, por s’dihet prej sa kohe është zbuluar, veç faktit se studiuesit e fushës speleologjike e kanë zbuluar tepër vonë këtë mrekulli natyrore. Por infrastruktura deri në shpellë lë për të dëshiruar. Hera e fundit që është investuar në  rrugën drejt saj ka qenë në vitin 2006, ku është asfaltuar nga një financin i Bankës Boteërore. Edhe Bashkia Tiranë  më pas ka investuar në fshatin Pëllumbas, ku e përfshiu në listën e 100 fshatrave turistik të Shqipërisë përzgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik për t’u shndërruar në qendra të turizmit rural.

Ndërkohë këtë vit rruga është shndërruar në një kantier pune, pasi në këtë zonë operojnë disa gurore. Përveç se është shkatërruar e gjithë natyra, njëkohësisht  është bërë e pa banueshme edhe për banorët nga pluhurat dhe balta. Ata kanë ngritur një shqetësim drejtuar emisionit Fiks Fare ku kërkojnë zgjidhjen e menjëherëshme të këtij problemi.

Banorët kërkojnë që makineritë e tonazhit të rëndë  të kenë një rrugë tjetër  kalimi e jo në zonat e banuara, që është edhe rrugë turistike. Banorët gjithashtu shprehen se drejt degradimit është edhe ura në fshatin Ibë që kalon në këtë rrugë e cila prej ngarkesave të mjeteve me tonazh të rëndë  dridhet. Në një pjesë të mirë të saj ura është prishur e copëtuar.

Kryeplaku i fshatit Ibë e Poshtme Agim Selba e ngre si shqetësim të madh prishjen e urës dhe rrugës në tërësi, pasi  është bërë pengesë si për banorët  në përditshmërinë e tyre, por edhe për bizneset  që i japin një zhvillim ekonomik zonës.  ” Para dy vitesh ka patur shumë turista shumë, tani ata numërohen me kokrra dhe e gjithë për faj të rrugës së keqë” citon kryeplaku.  Ndërsa një banorë i Ibës kërkon të cilësojë se ura është e vjetër dhe kapaciteti i saj nuk është më shumë se 4.5 ton. Madje para disa kohësh në urë është vënë edhe tabela  që përcaktonte tonazhin që duhet të kenë mjetet për të kaluar mbi të, por kurrë nuk u respektua  nga mjetet me tonazh të rëndë. Madje këto mjetet kalojnë me shumëfishin e kapacitëtit që lejon ura. Me të drejtë banorët pyesin; Po u shëmb ura çfarë do bëhët?

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA