Një i ri shqiptar që përballet me panoramë letrare italiane.
Poet, përkthyes e organizator i ngjarjeve të ndryshme kulturore aty, Julian Zhara është një emër që ka rënë në sy. Ndërkohë që deri më ta i prozatoret më të njohura shqiptare që shkruajnë në gjuhën italiane janë dy gra, Ornela Vorpsi dhe Anilda Ibrahimi, Zhara dallohet për ndjeshmërinë e veçantë në poezinë e tij edhe si mbartës i shumë kulturave.
Julian Zhara, ju shkruani në italisht dhe jo në gjuhën amë, pse zgjidhët një gjuhë të adoptuar, italishten?
“Unë poezi kam filluar të shkruaj në fillore, në gjuhën shqipe. Pastaj pata një gap gjuhësor, që ishte emigracioni në Itali dhe fillova të shkruaj në gjuhën që më adaptoi, në gjuhën e dytë, që është bërë tani e para, gjuha e letërsisë sime. Kur shqipja është gjuha e subkoshiencës, e fëmijërisë, e ëndrrave. Italishtja është gjuha letrare dhe intelektuale për mua.”
Përveç kësaj ju keni zgjedhur që një pjesë të mirë të poetëve tanë, t’i përktheni në gjuhën italiane. Kush janë ata, dhe pse keni zgjedhur të merreni dhe me përkthime?
“Kam përkthyer Luljeta Lleshanakun, Agron Tufën, Virion Gracin, Fatos Arapin etj”
Sot që ktheheni dhe e vizitoni Shqipërinë, kush është optika juaj e vështrimit?
“Impresioni im është që Shqipëria sot nuk i le vetes shumë shpresë. Që fjala shpresë, po ikën pak nga pak nga fjalori social i Shqipërisë së sotme.”
Cili është objektivi juaj në botën e letrave?
“Kam vendosur ti dedikoj jetën time, hapjes së letërsisë shqipe në gjuhën italiane.”
Top Channel