Kujtim Gjuzi kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Shfuqizoni zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019
07/01/2021 20:48
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi me anë të një kërkese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ka kërkuar shfuqizimin e Zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
Në këtë kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kreu i Partisë Konservatore Kombëtare Albania, pretendon se Zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, janë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Top Channel