
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas incidenteve në Washington, shprehu bindje se transferimi i administratës në SHBA do të bëhet në mënyrë paqësore.
Në një deklaratë në median sociale, Michel tha se Kongresi Amerikan është “tempulli i demokracisë”.
“Është tronditëse të shikosh pamjet në Washington sonte. Ne besojmë se administrata në SHBA do t’i transferohet Joe Biden-it në një mënyrë paqësore”, tha Michel.
Mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit u përpoqën të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.
Sipas raportimeve, një grua është vrarë, ndërsa shumë zyrtarë të policisë janë plagosur.
Top Channel