Kreshnik Spahiu tha se kryeministri Edi Rama shkoi në Turqi për të kërkuar ndihmë pasi Shqipëria është një vend i dobët dhe s’do të mund ta përballonte një sulm nisur nga deklaratat e fundit nga Athina.
Ai theksoi se vendi ynë nuk ka avionë e anije luftarake nëse do të ndodhte diçka i duhet një vend i fuqishëm luftarak.
“Ëndrra jonë është që të kemi partner SHBA dhe ky është një nga argumentet që e dobëson këtë vizitë. Ne në shekuj kemi qenë në luftëra me turqit, grekët. Ne edhe sot jemi në konflikt territorial me Serbinë për Kosovën, apo me Greqinë në këtë kushte a duhet që Shqipëria të ketë një marrëdhënie me Turqinë. Shqipëria është e pafuqishme, s’kemi avionë luftarakë, anije luftëtare, një agresion grek s’do të mund ta përballojmë. Është një lloj reaksioni në lidhje me deklaratat e Athinës me detin. Më tërhoqi vëmendje në marrëveshjen dypalëshe ku Turqia deklarohet vendi i parë për investimet dhe bizneset në vend. Unë e kuptoj që Shqipëria është i lodhur dhe nuk ka mundur që të tërheqë investime nga SHBA, Gjermania. Unë u futa në QKR dhe pashë që janë 800 biznese turke në vend”, tha Spahiu.
Top Channel